Privatësi që në koncept
-
Fshehtësi: Fshehtëzim skaj-më-skaj, si parazgjedhje, përmes sendërtimit të Autocrypt Level 1.
-
Minimizim trafiku të dhënash: Pa kopjime apo ngarkime lënde të librit tuaj të adresave nga shërbime diku.
-
Larg të dhënave: Pa shërbyes Delta Chat, pa përpunim të dhënash personale.
Përputhshmëri e Mëtejshme me GDPR -në
-
S’lyp ndonjë *lejim** (neni 7 i GDPR-së) prej përdoruesve apo kontakteve të tyre (subjekte të dhënash), ngaqë s’ka transmetim të dhënash libri adresash.
-
Mund të përdoret pa u dashur një kontratë apo udhëzime nga ndonjë kontrollues (ent), ngaqë të dhënat personale të lidhura me email-in nuk do të përpunohen nga ndonjë palë e tretë shtesë.
Si përfitojnë kontrolluesit (entet) e të dhënave nga përdorimi i Delta Chat-it në përputhje me GDPR-në
-
Nuk krijon domosdoshmëri shtesë mbi të dhënat për kontrolluesin kundrejt subjektesh të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të të dhënave lidhur me grumbullim të dhënash librash adresash, neni 13, 14 GDPR.
-
Për Delta Chat-in, s’ka nevojë të bëhet auditim ndikimi mbi mbrojtje të dhënash (Neni 35 i GDPR-së), ngaqë nuk përpunon të dhëna të veçanta shtesë, tej pjesës së nevojshme për funksionimin e email-it.
-
Shtimi i masave mbi privatësinë të Delta Chat-it te regjistri i veprimtarive të përpunimit mund të kenë një ndikim pozitiv në dokumentim të mëvonshëm evidence, (neni 30 i GDPR-së), si dhe mbi procesin e certifikimit për mbrojtje të dhënash, neni 25 (3), 42 GDPR.
-
Regjistrimi i veprimtarive të përpunimit të lidhura me komunikimet dhe mesazhet është reduktuar në identifikimin e furnizuesve të shërbimit email dhe regjistrimit të veprimtarive të tyre, neni 30 (2) GDPR.
-
Edhe rreziqet e mbetura, ndaj të drejtave dhe lirive të personave përgjithësisht kufizohen në të dhënat e komunikimit të përpunuara nga kontrolluesi dhe furnizuesit e shërbimit email.
Kjo deklaratë pasqyron Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) të deri 16.05.2018.