Bisedoni përmes email-i dhe drejtohuni për nga ardhmja, me ne!

Delta Chat-i është si puna e Telegram-it ose Whatsapp-it, por pa gjurmim apo kontroll qendror. Shihni deklaratën tonë për përputhshmëri me GDPR-në.

Delta Chat s’ka shërbyes të vetët, por përdor për mesazhet sistemin e hapur më masiv dhe më të larmishëm ndonjëherë: rrjetin ekzistues të shërbyesve të email-eve.

Bisedoni me këdo, nëse dini adresën e tyre email, s’ka nevojë që të instalojnë DeltaChat-in! Krejt çka ju duhet është një llogari standarde email-i.

Foto ekrani nga aplikacioni për Android, Desktop dhe iOS

Ju lutemi, për të dhëna mbi hedhjet aktuale në qarkullim, shihni postimin tonë në blog mbi hedhjet në qarkullim për janarin e 2019-s.